Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Kurti fton partitë e opozitës në takim, PDK dhe LDK pranojnë, AAK refuzon

Lapsi.al 9 July 2026

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të dërguar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Por, ftesa është refuzuar nga Aleanca.

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, e vlerëson si pozitive dërgimin e ftesave nga Kurti për udhëheqësit politikë, por thotë se tani Kurti, Bedri Hamza i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së e kanë përgjegjësinë që sa më shpejt t’i japin shtetit qeverisje të qëndrueshme.

Vendi shkoi në zgjedhje në qershor pasi muaj më parë partitë s'arritën konsensus lidhur me kandidatin për presidentin e ri të shtetit.

“I përket tre individëve që kanë peshë politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos të hyjmë në cikël të takimeve të shpeshta, të shkurtra, të cilat nuk japin rezultat. Unë besoj që është kohë e fundit që me një apo dy takime maksimum, të japin përgjigje për krijim të institucioneve”, thotë Deda për Radion Evropa e Lirë.

Deda e vlerëson si të gabuar vendimin e kreut të Aleancës, Ardian Gjini, që të mos i shkojë në takim Kurtit, megjithëse i vlerëson si korrekte dhe të mira gjashtë kushtet e kësaj partie në këmbim të përkrahjes së themelimit të institucioneve.

“Në demokraci politike, liderët politikë komunikojnë njëri me tjetrin përtej rivalitetit politik”, thotë ai, duke shtuar se pa Gjinin, tani tre krerët partiakë duhet tani të japin përgjigje nëse janë “të aftë që së bashku të vijnë deri te një marrëveshje e cila do t’i jepte fund kësaj krize institucionale në vendin tonë”.

Ndonëse nuk ka informacione nëse Kurti i ka ftuar takimet vetëm për çështjen e presidentit, apo për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Deda vlerëson se udhëheqësit duhet të tregojnë pas takimeve se cilat ishin kërkesat e tyre, a janë pranuar nga pala tjetër dhe nëse vendi do të ketë institucione.

“Unë mendoj që zgjedhjet e reja do të ishin shumë të dëmshme dhe që Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, e kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme që së bashku të merren vesh dhe t’i japin Kosovës një Qeveri funksionale, një president dhe një stabilitet politik në katër vjetët e ardhshëm”, shprehet Deda.

Lidhur me formatin e takimit, Deda tha se formati i kaluar – i takimeve kokë më kokë të liderëve - nuk dha rezultat, andaj nëse kësaj radhe mbahen takimet në formatin 2+2 “ndoshta do të jetë më rezultativ”.

Ai thotë se e përkrah idenë e një presidenti “politik, por jo partiak”, duke shtuar se Kosova ka figura të tilla që “do të ishin shumë pozitiv” për vendin.

LVV-ja kërkon që presidenti të jetë një figurë jopartiake, konsensuale, teksa LDK-ja në zgjedhje garoi me emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani për këtë post.

Edhe ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte nëse emri i tij do të propozohej si kandidat i përbashkët i opozitës për postin e presidentit. Megjithatë, një ide e tillë është kundërshtuar nga partia e Kurtit.

LVV-ja e Kurtit muaj më parë propozoi dy figura nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha për postin e presidentit. Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me partitë opozitare, kandidaturat e LVV-së për president nuk arritën të merrnin votat e nevojshme.

Çfarë thanë Hamza, Abdixhiku e Gjini?

Më herët gjatë ditës, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ka propozuar që të takohet me Kurtin të premten në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti, që është udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e 9 korrikut u dërgoi ftesë për takim kreut të PDK-së, Bedri Hamza, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Ardian Gjini.

Letra dërguar krerëve partiakë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se Kurti në letrën e tij kishte propozuar që takimi të mbaj sot në orën 17:00 apo nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00.

"Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme të takohet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit", tha Hamza.

Ai tha se vendi po përballet me vakum institucional dhe të gjithë duket të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe po e përsëris, janë tepër të rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, tha Hamza.

Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar, PDK tha se përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon LVV-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

“Për këtë arsye, presim që Kurti të paraqesë planin e tij për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e shumicës së nevojshme”, u tha në njoftim.

Pas mbledhjes së kryesisë partiake, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit, duke theksuar se ky ishte komunikimi i parë mes LVV-së dhe LDK-së.

"Besoj që kohën e takimeve do ta aranzhojnë ekipet tona. Por, ky le të jetë një takim i parë. Do të provoj të takohem edhe me liderët e partive politike", tha Abdixhiku, duke shtuar se dëshiron trajtim gjithpërfshirës për krijimin e të gjitha institucioneve.

Abdixhiku tha se takimi me Kurtin është propozuar që të jetë i formatit 1+1, por shtoi se dëshiron që të jetë 2+2.

I pyetur nëse LDK-ja do të insistojë që ta ketë presidentin, pasi partia garoi me ish-presidenten Vjosa Osmani për këtë post, Abdixhiku tha:

"Në këtë fazë nuk do të flasim për emra. Do të dëgjojmë edhe palën tjetër", duke shtuar se është e rëndësishme të tentohet të shmangen zgjedhjet e reja.

Ndërkaq, udhëheqësi i Aleancës Ardian Gjini, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se e ka refuzuar ftesën për takim me Kurtin, duke përmendur se ai veçse ka shprehur qëndrimin e partisë më 26 qershor, kur i shpalosi gjashtë kushtet e partisë në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve.

“Duke e pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, thuhet në shkresën që Gjini i ka dërguar Kurtit.

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të qershorit, ajo që pritet të ndodhë tani është konstituimi i Kuvendit, votimi i Qeverisë dhe presidentit të ri të Kosovës.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja e Kurtiti ka fituar 53 mandate, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 18 dhe Aleanca shtatë.

Meqë LVV-ja duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa, pasi për të dyja këto kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. Për këto dy procese, Kurti llogarit në votat e partive pakicë joserbe - që kanë dhjetë mandate.

Megjithatë, ende nuk ekziston një marrëveshje apo konsensus rreth emrit të presidentit.

Cilat janë qëndrimet e partive?

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ditë më parë i tha Radios Evropa e Lirë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë paraqitur disa kushte për bashkëpunim të mundshëm me LVV-në e Kurtit.

Hamza ka thënë se e para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese.

Abdixhiku, ndërkaq, ka thënë se orientimi strategjik i Kosovës, përfshirë gazi amerikan, “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ndërkaq, Gjini ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja. Ndër kushtet e Aleancës janë që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

Qeveria në detyrë e Kurtit po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Deda beson se të gjitha kërkesat e partive opozitare janë në interes të Kosovës dhe sipas tij, ato kanë për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe thellimin e “partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara”.

“Këtu nuk ka asgjë të keqe. Edhe tek e fundit, për një projekt strategjik siç është gazi amerikan, asnjë parti politike e vetme nuk mund të marrë përgjigje në emër të shtetit të Kosovës. Kjo duhet të jetë pjesë e diskutimit të marrëveshjes së të gjitha partive politike. Kështu veprohet në vendet e tjera, të cilat e kanë, sidomos ato të cilat e kanë të qarta çfarë të ardhme duan të ndërtojnë”, thotë ai.

Më 8 korrik, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati përsëriti thirrjen që Kosova të furnizohet me LNG-në amerikane “për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kurti kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Për presidentin nevojitet prania e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin që votimi në dy rundet e para të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin të katërtat parlamentare që nga shkurti i vitit 2025. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Me sytë katër

PAPARAZZI