Flash

Katie Homles në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 15 July 2026

Katie Holmes është fotografuar në momente të afërta me artistin Jason Bard Yarmosky, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se mes tyre ka nisur një lidhje romantike.

Aktorja 47-vjeçare dhe piktori u panë të martën mbrëma gjatë një darke në New York, ku nuk i kursyen përqafimet, sipas fotove të publikuara nga Page Six.

Vetëm pak orë më parë, revista People raportoi se dyshja ishte parë duke ecur dorë për dore në Hamptons gjatë fundjavës. Një dëshmitar okular tregoi se artisti i pëshpëriste aktores në vesh, ndërsa ajo qeshte vazhdimisht.

“Ata dukeshin shumë të qetë me njëri-tjetrin dhe Katie buzëqeshte gjatë gjithë mbrëmjes,” tha burimi.

Holmes dhe Yarmosky morën pjesë gjithashtu në shfaqjen e filmit “The Invite” të regjisores Olivia Wilde, organizuar nga The Cinema Society në East Hampton. Sipas të njëjtit burim, në një moment aktorja mbështeti kokën mbi shpatullën e artistit.

Pas shfaqjes, ata vazhduan mbrëmjen në festën e organizuar në The Boat House në East Hampton.

Lidhja e fundit publike e Katie Holmes ishte me muzikantin Bobby Wooten III në vitin 2022. Më herët, ajo pati një marrëdhënie me restoratorin Emilio Vitolo Jr., ndërsa nga viti 2013 deri në 2019 ishte në një lidhje me aktorin Jamie Foxx.

Holmes ishte e martuar me Tom Cruise nga viti 2006 deri në 2012. Ish-çifti kanë një vajzë, Suri Cruise, tashmë 20 vjeçe, e cila studion në Carnegie Mellon University në Pensilvani.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI