Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Rebelim në avion, si u kthye në makth fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

Pasagjerët e Ryanair bërtisnin dhe organizuan nje “rebelim” kundër kapitenit, pasi fluturimi treorësh u kthye në një makth 12-orësh  “Njerëzit po bërtasin drejt kabinës së pilotëve, po i quajnë frikacakë dhe po i thonë të dalin e të përballen me ta si burra”, rrëfeu një pasagjer i tronditur.

Lapsi.al 14 July 2026

Një fluturim i Ryanair u shndërrua në një makth 12-orësh, pasi moti i keq e detyroi avionin të ulej dy herë në dy shtete të ndryshme.

Fluturimi RK8288 u nis nga aeroporti Stansted i Londrës drejt Tiranës në orën 16:00, më 3 qershor, dhe pritej të mbërrinte në Shqipëri brenda tre orësh.

Në vend të kësaj, pasagjerët u njoftuan për devijime drejt Brindisit, në Itali, dhe Selanikut, në Greqi, pasi stuhitë me shtrëngata e penguan avionin të ulej në Aeroportin e Tiranës.

Avioni më në fund u ul në kryeqytetin shqiptar në orën 05:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, rreth nëntë orë me vonesë.

Por gjatë ndalesës së dytë, në Greqi, policia u thirr në bordin e avionit për të rivendosur rendin, pasi udhëtarët e irrituar nisën të përballeshin me anëtarët e ekuipazhit.

Avioni ishte i mbushur me grupe të zhurmshme të rinjsh që udhëtonin për festa beqarie dhe udhëtarë të rinj që mbanin në duar shishe vodka të blera në duty-free, në prag të sezonit të festivaleve në vendin ballkanik.

Disa pasagjerë britanikë thuhet se ishin dukshëm të dehur që përpara nisjes së avionit.

Një burim i tha gazetës Mail se gjatë vonesave të gjata mbaruan ushqimet dhe uji.

Fillimisht, pasagjerëve iu mohua mundësia për të blerë ushqime dhe pije ndërsa avioni qëndronte në pistë në Itali.

Kur shitjet më në fund rifilluan, gjithçka mbaroi me shpejtësi, me përjashtim të disa pakove me patatina.

Një pasagjer në gjendje të rëndë të dehur refuzoi të zbatonte udhëzimet dhe nisi të endej nëpër kabinën e avionit.

Një stjuardesë u detyrua ta ndalonte fizikisht.

“Ajo literalisht e kapi, e ngriti si një fëmijë dhe e shtyu përsëri në ndenjësen e tij… ishte çmenduri”, tha burimi.

Kur avioni mbërriti në Selanik, pasagjerët organizuan atë që burimi e përshkroi si një “rebelim” kundër kapitenit.

“Ai është frikacak, piloti duhet të dalë dhe të përballet me ne si burrë!”, bërtiti një grup burrash të zemëruar në drejtim të kabinës së pilotëve.

Rreth 12 udhëtarë deklaruan se nuk do të qëndronin më në bord, duke i thënë pilotit: “Nuk ka asnjë shans që të na mbani këtu.”

Policia greke më pas hipi në avion dhe besohet se i tha ekuipazhit t’i lejonte pasagjerët e pakënaqur të largoheshin.

“Njerëzit po bërtisnin drejt kabinës së pilotëve, po i quanin frikacakë dhe po i thonin të dilnin e të përballeshin me ta si burra”, tha pasagjeri.

“Të gjithë e humbën toruan”, shtoi ai.

Por burimi i tregoi gazetës se përpjekja e tij për të kërkuar kompensim u refuzua automatikisht sapo vendosi numrin e fluturimit.

“Ishte një refuzim automatik sapo vendosa numrin e fluturimit. Mora një email automatik që thoshte: ‘Kërkesa juaj është refuzuar’”, tha ai.

Tashmë ai e ka përshkallëzuar ankesën përmes AviationADR, në përpjekje për të siguruar rimbursim.

Në korrespondencën e parë nga Daily Mail, Ryanair deklaroi se fluturimi ishte “ndërprerë për shkak të rrethanave të papritura dhe të jashtëzakonshme, të cilat ishin jashtë kontrollit tonë”.

Një zëdhënës i Ryanair tha se devijimet ndodhën për shkak të kushteve të këqija atmosferike në Aeroportin e Tiranës dhe një stuhie të mëvonshme.

Kompania ajrore shtoi se ekuipazhi hapi baret në bord pas 45 minutash, në mënyrë që pasagjerët të kishin mundësi të merrnin ushqime dhe pije./GBNews, përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI