Flash

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI: Rrezik narko-shteti i Edi Ramës, Shqipëria s'mban zgjedhje, vetëm farsë

Lapsi.al 14 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës e krimit dhe lidhjet e tyre me pushtetin. Kreu i PD-së deklaroi se narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Fjalimi i plotë:

Zoti President,
Së pari, dëshiroj t’ju falënderoj ju dhe CDI-n për mbështetjen shumë të çmuar dhe të palëkundur që i keni dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe vendit tim. Mbështetja juaj ka qenë një ndihmë e madhe. Po ashtu, shumë e rëndësishme ka qenë edhe mbështetja e EPP-së, IDU-së dhe raportet e AFET-it. Raportet e IDU-së, CDI-së, EPP-së dhe AFET-it kanë qenë shumë të dobishme për të hedhur dritë mbi zhvillimet dramatike në vendin tim.
Shqipëria është një nga narko-shtetet më të fuqishme në botë. Ajo qeveriset nga organizata kriminale.

Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj vetëm te një e dhënë, për të kuptuar se ku ndodhet vendi im. Në Shqipëri, euroja, një nga monedhat më të mëdha dhe më të forta në planet, është zhvlerësuar me 32% gjatë 10 viteve të fundit. Në Meksikë, ky zhvlerësim është 17%. Ndërkohë, i vetmi zhvlerësim tjetër i euros në Europë ka ndodhur në Zvicër, rreth 10% ose 8%, me një ekonomi prej 1 trilion eurosh. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë është vetëm 15 miliardë euro.

Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera. Portet tona janë tërësisht në duart e karteleve të drogës. Tërësisht. Prej pesë vitesh ose më shumë, në portet tona nuk është kapur asnjë kilogram drogë, sepse ato kontrollohen nga kartelet e drogës. Kartelet e drogës në vendin tim kanë në duart e tyre të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare.

Ndoshta jeni në dijeni, në vendin tim po zhvillohet një lëvizje shumë e fuqishme popullore gjatë kësaj periudhe. Por pak ditë më parë u botua një libër i veçantë me titull “Libri i Kuq, Dosjet Sekrete të Shqipërisë”. Ky libër trajton 523 projekte të mëdha në peizazhet më të bukura të Shqipërisë, në bregdet ose në zonat malore, për të cilat askush nuk kishte dijeni.
Kryeministri, kreu i organizatës kriminale, e konsideron vendin si çifligun e tij, si një sulltan i shekujve të kaluar, që mund të vendosë për gjithçka. Shumica e këtyre projekteve janë nxjerrë nga zonat e mbrojtura.

Prandaj, Zoti President, besoj se organizatat tona duhet të krijojnë një grup të posaçëm pune për kartelet e drogës, narko-shtetet dhe trafikun. Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe, sepse vende të tilla nuk janë të rrezikshme vetëm për veten e tyre, por janë të rrezikshme për rajonin dhe madje edhe përtej tij.

Nuk do të zgjatem më tej, sepse koha është e kufizuar. Por unë e konsideroj se në vendin tim nuk ka zgjedhje; ka vetëm farsë. Ata vendosin për gjithçka.
Ju faleminderit shumë për vëmendjen.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI