Flash

BE planifikon kufizime të forta për rrjetet sociale te fëmijët

Lapsi.al 14 July 2026

Bashkimi Europian po shqyrton kufizime të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët. Propozimet përfshijnë kufij moshe, akses të kufizuar ose ndalim të plotë për grupmosha të caktuara. Platforma si Facebook, Instagram dhe TikTok mund të detyrohen të provojnë se shërbimet e tyre janë të sigurta për të miturit përpara se t'u lejojnë aksesin.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se propozimi ligjor mund të paraqitet pas verës. Ekspertët rekomandojnë ndalimin e ekraneve për fëmijët nën 3 vjeç, përdorim të mbikëqyrur të internetit deri në moshën 13 vjeç dhe kufizime për adoleshentët. Nisma vjen në një kohë kur BE ka rritur presionin ndaj gjigantëve të teknologjisë. Meta dhe TikTok janë vënë së fundmi nën hetim për dizajne që, sipas autoriteteve evropiane, krijojnë varësi te përdoruesit e rinj.

Të këshilluara

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI