Flash

Ministrja serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998 po të kisha në dorë si Millosheviç

Lapsi.al 13 July 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir.

 
Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

 
"Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998", deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës së dhënë këtë fundjavë.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./ KosovaPress

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI