Flash

Plagosen dy vajza në aksident në Vlorë

Lapsi.al 13 July 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës, në Vlorë, ku janë përplasur një kamion dhe një makinë. 

Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarave, si dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.

Të plagosurat janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Përveç të lënduarave, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme. 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI