Flash

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ja sa vite burg kërkon prokuroria

Lapsi.al 13 July 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg, dënim që me gjykimin e shkurtuar reduktohet në 5 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 5 vjet.

Për Pirro Xhixhon, SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 3 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për 4 vjet. 

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit në zonën e Kodrës së Diellit, duke e konsideruar atë si pasuri ekuivalente me atë të pastruar prej saj. 

Për Ema Çoku, Spak ka kërkuar 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj dhe përfundimisht, 5 vjet në Shërbim Prove.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI