Flash

Nis seanca plenare, opozita mungon sërish

Lapsi.al 13 July 2026

Ka nisur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka prezantuar rendin e ditës. Gjithashtu, vihet re se në Kuvend ka vetëm prezencë të deputetëve të mazhorancës, me opozitën që nuk ka marrë pjesë. Në përfundim të rendit të ditës, seanca parashikon edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Mbetet të shihet nëse opozita do të marrë pjesë, teksa indiciet në prononcimet e Berishës në media kanë qenë negative.

Në seancat e shkuara ka pasur protestë dhe trazira jashtë parlamentit nga ana e protestuesve dhe gjithashtu do të duhet të shihet nëse ato akte do të përsëriten. Siç Sali Berisha ka konfirmuar më herët, opozita nuk do të marrë pjesë në seancë duke vijuar bojkotin për sa kohë mazhoranca refuzon të plotësojë kërkesat e protestuesve që grumbullohen prej 43 ditësh para kryeministrisë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI