Flash

Aksident në Lushnjë, e moshuara transportohet në spital në gjendje kritike për jetën

Lapsi.al 13 July 2026

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Zham Sektor. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 75-vjeçare që po kalonte në anën tjetër të rrugës. E moshuara Bajame Ramazani po kalonte autostradën për të shkuar tek tokat duke kaluar mbi trafikndarëse vetëm 50 metra larg mbikalimit.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 75-vjeçarja është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje. Është ndaluar drejtuesi i fuoristradës deri në sqarimin e rrethanave.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI