Flash

Qindra qytetarë sërish në shesh, mbyllet dita e 44-t e protestës me marshim dhe thirrje kundër Ramës

Lapsi.al 14 July 2026

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe mbrëmje e djeshme, duke hyrë në ditën e 44-t radhazi. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku përsëritën kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër korrupsionit e klasës politike, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivit të tyre. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si: "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Poshtë patronazhistët", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi".

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar me kore dhe slogane kundër qeverisë. Në mbyllje të tubimit, pjesëmarrësit brohoritën njëzëri "Nesër më shumë", duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI