Flash

I riu grek me motor përplaset me kamionin në Gjirokastër

Lapsi.al 12 July 2026

Policia njoftoi se rreth orës 17:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", një automjet tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

"Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se i riu grek ka humbur njërën këmbë nga përplasja me kamionin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI