Flash

Rama: 4 mln eurot nuk i kushtoi koncerti, por protestuesit që donin ta shkatërronin

Lapsi.al 12 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit dhe qytetarët që i kërkojnë dorëheqjen prej 42 ditësh, teksa mbrojti dhënien 4 mln euro për mosdështimin e koncertit të Kanye West. 

Në komunikimin e së dielës, Rama iu përgjigj qytetarëve që i kërkojnë llogari për nxjerrjen e 4 mln eurove nga fondi emergjent, duke thënë se duhet t’i kërkojnë llogari vetes. Kjo pasi 4 mln eurot u dhanë, thotë Rama, pas sulmeve online dhe agresionit të verbër për ta shkatërruar koncertin. 

Rama quajti protestuesit sorra, që e akuzojnë atë se paska sharë rininë dhe emigrantët që i kërkojnë llogari, por ai shton se di ta bëjë dallimin mes flamingove dhe sorrave. 

Rama: Si mund të lejohet kjo në një vend demokratik? Fut një qeleshe në kokë apo lidh një flamur në qafë dhe merr peng Shqipërinë në emër të popullit. Ndërkohë që populli, dihet shumë mirë, flet me votë, jo me sharje, jo me kërcënime, jo me dhunë dhe shantazh përmes gojës disa zëdhënësve, të cilët, ne rastin më te mirë, janë llapaqorra të paditur dhe, ne rastin më të keq, janë aventurierë të kapur. Po, po të kapur. Prandaj, nëse atyre dhe pastaj kujt i ndjek ata nga pas u dhëmbin ato 4 milionë, le t’i kërkojmë fillimisht llogari vetes për klimën e dhunës që kanë ushqyer nëpër kanalet sociale, sepse 4 milion eurot nga arka e shtetit nuk i nxori koncerti, po i nxori sulmi, agresioni i verbër për ta shkatërruar koncertin.

Protestat janë një burim energjie për demokracinë dhe respektin për institucionin e protestës. Unë personalisht dhe kjo shumicë qeverisëse e kemi dëshmuar që në ditën e parë, dhe do ta dëshmojmë gjithmonë. Por nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë t’i nënshtrohemi dhunës, kërcënimeve, shantazheve apo koreve linçuese që të kujtojnë ato sheshet e mesjetës me turmën e ekzaltuar që i gëzohej spektaklit të linçimit dhe të vdekjes.
Po ashtu, nuk ka asnjë mundësi që unë personalisht të pajtohem me idenë se, në Shqipërinë e vitit 2026 qytetarët duhet të heshtin, artistët duhet të tërhiqen, sipërmarrjet duhet t’i paguajnë haraç një turme dhunuesish online, të cilët, me verbërinë e tyre, dhe me mbështetjen e shumë profileve falso të kujtojnë gardat e kuqe, gardistët revolucionit kulturor në Kinë.
Edhe një gjë me rëndësi në mbyllje. Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash për të më akuzuar mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar, se po akuzoj emigrantët që po kërkonkan llogari dhe me radhë dhe me radhë, e me radhë. Po jo, jo! Absolutisht jo! Unë e kam bërë që në krye të herës dhe në çdo herë që kam folur, dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe të sorrës.

Kurrë nuk i kam paragjykuar ata qytetarë që dolën në protestë paqësisht, me bindjen se duan një Shqipëri më të mirë. Të gjithë ata të rinjve e të reja që dolën në protestë me bindjen se duan një mjedis më të mbrojtur, ata familjarë që dolën në protestë për një shëndetësi më cilësore, ata prindër që dolën në protestë sepse duan një arsim më të mirë, ata burra dhe gra që dolën në protestë se duan një administratë më njerëzore dhe kurrë nuk mund t’i paragjykojë njerëzit në përgjithësi që duan një shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Sepse edhe unë dua pikërisht të njëjtat gjëra.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI