Flash

Grafiku i Google Trends që nxjerr bllof propagandën e Ramës me Kanye West

Më tepër interes për flamingot sesa për koncertin 4 milionësh

Lapsi.al 12 July 2026

Edi Rama ka lëshuar të gjithë deputetët dhe propogandistët e vet ti bëjnë jehonë Shqipërisë normale që u ka gjatë koncertit të Kanye ëest. Vetë kryeministri ka ndanrë pamjet me dron të stadiumit plot ku sipas tij ishin prezente 80 kombësi, duke komentuar:Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë turistike dhe ekonominë e Tiranës``.

Por koncerti që u interpretua më shumë si një kundërvënie ndaj protestës që zgjat prej 40 ditësh, arsye për të cilën qeveria hodhi edhe mbi 4 milionë euro për të mos e anulluar nga mungesa e blerjes së biletave, nuk dihet nëse e ka rritur interesimin për vendin tonë më shumë sesa magjia e revolucionit të flamingove. Ish zvé ministri i Ramës dhe studiuesi Taulant Muka ka bërë një kërkim në Google Trends për të krahasuar kurbat e interesimit që ka ngjallurr në këtë rrejt si protesta si koncerti i këngëtarit antisemit. Diferenca që shihet edhe në grafikun poshtë është e dukshme.

Nisur nga kjo Muka shkruan: Flamingoja i bën reklamë Shqipërisë krejt falas — dhe, siç tregon edhe Google Trends, shumë më tepër se një koncert që na kushtoi plot 4 milionë euro.

Pra edhe nga ky krhasim kuptohet qartë se reklama më e mirë për vendin nuk është falë atyre që na shohin si një popull që do bukë dhe cirk, por si qytetarë të reagojmë për më tepër liri, barazi dhe demokraci.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI