Flash

FOTO/ Rama nuk i duron dot më komentet në Facebook

Lapsi.al 12 July 2026

Që kryeministri Edi Rama nuk duron dot asnjë kritikë kjo dihet prej vitesh. Tashmë ato e shqetësojnë edhe në rrjetet sociale. Ndaj këtë të diel Rama vendosi t’i mbyllë fare ato.

Në një video që publikoi nga vila e qeveritare pushimeve në Dhërmi, Rama mburri koncertin e Kanye West të mbajtur në Tiranë me 4 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Një aktivitet privat që qeveria vendosi ta sponsorizojë vetëm për të tentuar të shuajë zhurmën e protestave. Rama e quajti këtë një “koncert magjik”, por nuk pranoi të dëgjojë asnjë fjalë të keqe.

Në fillim i mbylli fare komentet ndërsa më pas lejoi vetëm ato që vinin nga profilet false të hapura pas urdhrit të Arbian Maznikut dhe që duartrokisnin liderin.

U lejuan edhe komentet e atyre që kishin shkuar me bileta falas të shpërndara në administratë që shkruanin: “Koncerte të tilla tregojnë se Tirana është metropol europian” dhe “Ishte madheshtore”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI