Flash

Goditi me sende të forta administratorin e një subjekti, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 13 July 2026

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se goditi me sende të forta administratorin e një subjekti që jep biçikleta me qira. Ngjarja ndodhi në parkimin e Syrit të Kaltër. Sipas policisë, konflikti nisi për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete. Gjatë përplasjes, 43-vjeçari goditi administratorin 27-vjeçar të biznesit, i cili pësoi fraktura dhe u dërgua në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë zbuluar se në konflikt u përfshinë edhe tre persona të tjerë. Mes tyre janë vëllai i të arrestuarit, një 20-vjeçar dhe vetë administratori i subjektit. 43-vjeçari, banues në Kamëz, u vu në pranga për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërsa tre personat e tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI