Flash

Muçi përplaset me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Lapsi.al 13 July 2026

Redi Muçi pati një përplasje me Taulant Ballën në sallën e Kuvendit.

Deputeti i Levizjes Bashkë iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS që mos të tallet me protestuesit, pasi, sipas tij përpara nuk është më Berisha, por rinia shqiptare.

“Meqenëse kolegët morën rrugën për Strasburg, edhe pse disa qartazi shkuan atje për të luajtur letra ose për t’u takuar me Fredi Belerin, thirrja ime është që me partinë në pushtet nuk mund të nënshkruhet asnjë rezolutë e përbashkët për kërkesat e protestuesve. Kam edhe një thirrje të fundit që ia drejtoj Taulantit, i cili për çdo ditë merr fotot e orës 7 nga protesta dhe tallet me protestuesit. Taulant, kujdes, se përballë nuk ke më Saliun, por ke rininë shqiptare. Vazhdo të tallesh me syleshësinë tënde, të tallesh me ta, por unë të përgjigjem në emër të tyre: Milord, po ju them se populli jam unë. Sot ju po më shtypni, sot ju po më tallni, por mos harroni se akulli po kriset dhe gjithçka merr fund. Dridhuni, Milord”, u shpreh Muçi.

Nga ana tjetër, Balla iu përgjigj duke i thënë se protesta kur nisi ishte diçka e bukur, por humbi me hyrjen e opozitës.

“Të paktën në këtë sallë, në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota e një viti më parë, ndërkohë që ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë, sepse ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra, ti ke ardhur hajdutshe. Unë nuk tallem me protestën. Kur nisi, ishte diçka e bukur. Por prej ditës së parë e kam thënë dhe do vazhdoj t’i them, s’e di sa i ndiqni statuset e mia në orën 7, transparencë është ajo… Tregon se si, kur hyri Saliu, hyri Gonja, hyri Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat si puna jote, e këtij tjetrit dhe Gonës. Gonë, sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 milionë euro. Kaq! Por, petët e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj balte. Një gjë duhet ta dini: flamingot janë zogj shumë të pastër dhe nuk rrinë në llum, prandaj ikën nga ju”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI