Flash

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO

Lapsi.al 13 July 2026

Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore, Ilir Selmanaj, i akuzuar si pjesë e klanit “Duka” për vrasjen e ish-policit Santiago Malko është paraqitur sërish në GJKKO.

Selmanaj, i cili aktualisht ndodhet në masën “arrest shtëpie” pas tejkalimit të afateve të paraburgimit, po përballet me procesin në Apel ku është dënuar më parë me 26 vite burg.  Zhvillimi i kësaj seance vjen vetëm pak kohë pasi ai i mbijetoi një atentati pranë banesës së tij, ngjarje e cila ka shtuar nevojën për masa të larta mbrojtëse.  

Kjo çështje lidhet me një prej atentateve më të bujshme të viteve të fundit, ku viktima Santiago Malko njihej si person i afërt me Ervis Martinajn, fati i të cilit mbetet ende mister.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI