Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Gjykata e Posaçme kthen për hetime dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Lapsi.al 13 July 2026

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të SPAK, dosjen e Elvis Roshit, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Vendimi iu dha në seancën paraprake me dyer të mbyllura, nga gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit.

Avokati Andi Skënderi tha gjatë gjyqit me dyer të mbyllura se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale. Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit.

Pak muaj më parë, ndaj Elvis Roshit iu ngrit akuza për shpërdorim detyre nga SPAK duke ngritur dyshime ndaj tij për tenderë në Kavajë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI