Flash

Rama mbron projektin e Zvërnecit në Bruksel, BE kërkon standarde mjedisore

Lapsi.al 15 July 2026

Bashkë me delegacionin e kryeministrit Edi Rama në Bruksel mbërritën edhe protestat kundër projektit turistik në Zvërnec. Gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama u pyet për revoltën qytetare dhe nëse kjo çështje mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të vendit. Rama nuk u tërhoq nga projekti, por hodhi poshtë çdo shqetësim. Ai deklaroi se projekti nuk është ende përfundimtar dhe se vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces. Sipas tij, Shqipëria do të respektojë plotësisht standardet e Bashkimit Europian.

"Do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën. Kjo është ambicia ime," u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se mbrojtja e mjedisit mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me Shqipërinë. Ajo ritheksoi se Brukseli pret respektimin e plotë të legjislacionit europian.Sipas Kos, Komisioni Europian dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që ligji për Investimet Strategjike të shfuqizohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura të rishikohet dhe të harmonizohet me standardet e BE-së.

Edhe Rama konfirmoi se ligji për Investimet Strategjike do të zëvendësohet me një ligj të ri, pasi, sipas tij, e ka përmbushur misionin e vet. Ndërsa për ligjin e Zonave të Mbrojtura, ai sqaroi se nuk do të shfuqizohet, por do të pësojë ndryshime për t'u përafruar plotësisht me kërkesat europiane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI