Flash

Rama: Ligji për Zonat e Mbrojtura, më i miri që kemi. Ligji për Investimet Strategjike e ka përmbushur misionin

Lapsi.al 14 July 2026

i Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për investimet strategjike, ndërsa në vend vijojnë protestat e qytetarëve për çështje që lidhen me qeverisjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rama tha se ligji për investimet strategjike e ka përmbushur misionin e tij dhe se tashmë po diskutohet me Komisionin Europian për një ligj të ri që do ta zëvendësojë atë.


“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po diskutojmë me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Do të duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane. Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji do të anulohet“, tha ai.

 
Sa i përket ligjit për zonat e mbrojtura, kryeministri theksoi se ai nuk do të shfuqizohet, por do të përshtatet me kërkesat e Bashkimit Europian, pasi sipas tij, “ligji për zonat e mbrojtura është ndër më të mirët që kemi, kemi punuar fort për ta hartuar.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI