Flash

Eurodeputeti italian: Të merrren masa ndaj ministres serbe

Lapsi.al 14 July 2026

Deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare. Eurodeputeti italian Sandro Gozi i ka cilësuar ato si skandaloze, dhe i ka kërkuar presidentit Aleksander Vuçiç që të marrë masa ndaj ministres.

Ai deklaroi se qëndrimet e ministres lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.

Në çdo demokraci të bazuar në sundimin e ligjit, deklarata të tilla do të ishin të papajtueshme me ushtrimin e një funksioni publik. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm", tha Gozi.

Reagimi i eurodeputetit erdhi pas deklaratës së Paunoviçit për televizionin serb “Kurir”, ku ajo u shpreh se, nëse do të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte ndjekur një politikë të spastrimit etnik në Kosovë. Deklarata ka nxitur reagime dhe dënime edhe nga institucionet dhe figura politike në Kosovë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI