Flash

Emërohet kryeprokurori i Shtetit në Kosovë

Lapsi.al 14 July 2026

Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.

Emërimi i Gashit vjen pasi Kosova kishte qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet.

Haxhiu e priti të martën në takim Gashin, ku ia dorëzoi dekretin për emërimin e tij, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar atë pas një konkursi disa mujor, i cili është kundërshtuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Kushtetuese kundër konkursin, sepse beson se Këshilli Prokurorial nuk ka pasur bazë ligjore të hapë konkurs të ri për kryeprokuror të Shtetit, duke pretenduar se ende është në fuqi vendimi i saj nga nëntori 2023 për dekretimin e tij në këtë pozitë.

Por, Haxhiu tha se vendosi ta dekretojë Gashin pas shqyrtimit “të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes”.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial tha se me nënshkrimin e dekretit nga Haxhiu, është përmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gashi do të jetë kryeprokuror i Shtetit për një mandat shtatë vjeçar. 

Kosova ka qenë pa kryeprokuror të Shtetit qëkurse Aleksandër Lumezit i mbaroi mandati më 2022.

Në mungesë të një kryeprokurori me mandat të plotë gjatë kësaj kohë, detyrën e tij e kishin ushtuar Besim Kelmendi dhe Agron Qalaj.

Presidentja e atëhershme Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi më 2023, me arsyetimin se ishin gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Bashkësia ndërkombëtare e kishte kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero./REL

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI