Flash

E përplas makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vlorë

Lapsi.al 14 July 2026

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë një 80-vjeçare. Si pasojë, e moshuara ka humbur jetën.

"Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje për ditën e sotme. Vetëm disa orë më parë, dy persona humbën jetën në Cërrik, një mësues 63-vjeçar dhe një 22-vjeçar. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI