Flash

Aktivisti: Mos u ndikoni nga propaganda, Rama dhe Berisha janë bashkë

Lapsi.al 15 July 2026

Aktivisti Arben Kola, nga protesta e radhës kundër qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndresën dhe të mos ndikohen nga propaganda, duke deklaruar se synimi i tyre është largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes. Gjithçka nisi me betejat për lumenjtë, detet dhe kundër korrupsionit”, deklaroi ai.

Aktivisti akuzoi gjithashtu se “Rama dhe Berisha janë bashkë” për çështje të caktuara, duke përmendur shkatërrimin e Valbonës dhe Rrjollin.

“Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë edhe në Rrjoll, ku u tërhoqën zvarrë banorët. Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda. Jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës”, përfundoi Kola.

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI