Flash

Deschamps i tërbuar pas eliminimit të Francës: “Arbitri kishte nivelin për një gjysmëfinale Botërori? Përgjigjuni ju”

Tekniku i Francës Didier Deschamps, në konferencën për shtyp pas ndeshjes sulmoi arbitrin salvadorian Barton.

Lapsi.al 15 July 2026

Didier Deschamps largohet me kokën ulur nga Botërori së bashku me Francën e tij, që nga bastvënësit dhe nga shumica e analistëve konsiderohej favoritja kryesore për triumfin final. Gjithçka që kishte mahnitur deri tani te skuadra franceze, sidomos “katër fantastikët” e repartit ofensiv, nga golashënuesi më i mirë Mbappé deri te fituesi i “Topit të Artë” Dembélé, nuk u pa ndaj një Spanje që në gjysmëfinalen e fituar 2-0 ishte skuadër në kuptimin më të pastër të fjalës, e udhëhequr nga Rodri dhe Yamal. De la Fuente e dominoi plotësisht përplasjen taktike me Deschamps, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes sulmoi arbitrin salvadorian Barton.

Sulmi i Deschamps ndaj arbitrit të Francë-Spanjë

“Zhgënjimi ekziston, lojtarët ishin të shkatërruar në dhomat e zhveshjes – tha fillimisht 57-vjeçari, kampion bote si futbollist në vitin 1998 dhe si trajner në vitin 2018, i cili do t’ia lërë pankinën Zinedine Zidane pas finales për vendin e tretë. – Ambicia ishte aty, ndaj ndalesa dhemb. Por dua t’ju bëj një pyetje. Arbitri i katërt dhe i pestë ishin të një niveli shumë të lartë, sepse pata mundësi të flisja me ta dhe shihnin të njëjtat gjëra si unë. Tani ju pyes, dhe nuk do të jem unë që do të përgjigjem, nuk dua të dukem si dikush që ankohet sepse humbëm, por a kishte arbitri i kësaj mbrëmjeje nivelin për të gjykuar një gjysmëfinale të Kupës së Botës? Përgjigjuni ju nëse doni. Unë nuk do të përgjigjem.”

Polemikat e penalltise, sipas francezëve Yamal preku topin me dorë

Më herët, Deschamps kishte folur për “vendime të paktën të diskutueshme”. I pyetur më pas nga gazetarët spanjollë, ai nuk pranoi të hynte në debat për episodet e kontestuara, si penalltia që zhbllokoi ndeshjen, e cila sipas francezëve u parapri nga një prekje e topit me dorë nga Yamal përpara faullit të Digne. “Jo, nuk do të hyj në diskutime për këtë. Faleminderit.”

Avantazhi i realizuar nga Oyarzabal nga pika e bardhë u pasua më pas nga një dominim i Spanjës, e cila praktikisht nuk vuajti asnjëherë, ndërsa Franca nuk dha kurrë përshtypjen se mund të rrezikonte Unai Simonin (një tjetër “clean sheet” për të, i teti në karrierë në Botëror; vetëm francezi Fabien Barthez dhe anglezi Peter Shilton kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Kupës së Botës, me nga 10 secili).

Goli i dytë i Pedro Porros ishte mbyllja e merituar e një ndeshjeje, analiza e së cilës nuk mund të reduktohet vetëm te puna e arbitrit. “Furia e Kuqe” shkon me meritë në finale dhe pret fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI