Flash

Katastrofë mjedisore në Maliq/ Ngordhje masive e peshqve në rezervuarin e Gjinikasit

Lapsi.al 14 July 2026

Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë pushtuar sipërfaqen e ujit. Banorët e zonës ngrenë alarmin se kjo situatë, e cila është kthyer në një dukuri të përsëritur, lidhet drejtpërdrejt me hapjen e portave të hidrocentralit.

Sipas tyre, luhatjet e menjëhershme të prurjeve të ujit po shkatërrojnë ekosistemin, duke shkaktuar dëme të mëdha në faunën ujore.Ekspertët mjedisorë vënë theksin te disa faktorë të mundshëm, si ulja e nivelit të oksigjenit apo lëshimi i sedimenteve, por për konfirmimin e shkakut të saktë priten analizat laboratorike.

Ndërkohë, komuniteti i zonës i bën thirrje Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe inspektorateve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të hetuar rrethanat dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ata që mund të kenë shkaktuar këtë dëm mjedisor.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI