Flash

Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Lapsi.al 15 July 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe, duke theksuar se politika e shtetit është dialogu dhe kurrë spastrimi etnik.

“Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina.

Paunoviç, në një intervistë për televizionin serb Kurir, tha, mes tjerash, se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit – ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës – “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Duke folur për jetën në Kosovë dhe largimin e saj nga Peja gjatë luftës, ajo tha se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.

Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe Kosova, më 14 korrik, e shpalli atë person të padëshiruar, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin transit nëpër territorin e vendit.

Nga Qeveria në detyrë e Kosovës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se “problemi qëndron se shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjëherë asnjë lloj distancimi nga politika e Millosheviçit”.

“Është mirë që të gjithë – përveçse ta dënojnë këtë gjuhë – ta kenë edhe në mendje kur flasin me Serbinë për integrimin, reformat dhe fondet, si dhe ta kuptojmë që këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, thanë nga ekzekutivi kosovar.

Udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë dhe forcat e sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë u dënuan nga Tribunali i Hagës për dëbimin me dhunë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, në periudhën mars-qershor të vitit 1999.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Më shumë se 1.500 persona, shumica prej tyre shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur./ REL

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI