Flash

Identifikohen viktimat shqiptare të tragjedisë në Athinë/ Motër e vëlla mes të vdekurve, njëri çift priste fëmijë

Lapsi.al 26 September 2026

Janë identifikuar viktimat e shpërthimit që shembi një ndërtesë në lagjen Plaka të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona.

Tre prej viktimave janë shqiptaro-amerikanët Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe bashkëshortja e Florinit, Eris Cani. Ata ndodheshin në Athinë për pushime. Në tragjedi humbi jetën edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës. Çifti ishte martuar së fundmi dhe, sipas të afërmve, kishte udhëtuar në Greqi për muajin e mjaltit.
Florin Hoxha dhe Eris Cani prisnin një fëmijë.

Dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të godinës. Viktimat e tjera janë Athena Paparescu dhe Edmond Hings, pronarët e ndërtesës, të cilët jetonin në katin e dytë.Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë përcaktuar. Autoritetet greke po hetojnë mes të tjerash edhe mundësinë e një rrjedhjeje gazi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI