Flash

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit

Lapsi.al 26 September 2026

Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pas një operacioni gjatë transportimit të 15 emigrantëve të paligjshëm në Korçë.

Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy automjete në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm. Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit.

Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit. Aty janë përballur me postbllokun duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas përplasjes, ata kanë vijuar rrugën, ndërsa dy mjetet janë gjetur të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve dhe i ka shpallur në kërkim ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person të tretë. 15 emigrantët janë gjetut të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit ,ndërsa janë sekuestruar dy mjetet që përdoreshin për transportin e tyre drejt Tiranës.

Nga policia vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrëthanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI