Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

I kërkonin paratë e borxhit me kanosje, një në pranga dhe një tjetër në kërkim

Lapsi.al 21 October 2026

I kërkonin paratë e borxhit me kanosje, një në pranga dhe

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit dhe është shpallur në kërkim një 37-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kanosur një 28-vjeçar për shlyerjen e një borxhi. I arrestuari u kap në flagrancë në Lushnjë, teksa merrte dy automjete në këmbim të shumës së pretenduar, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë neuroparalizuese, e cila u sekuestrua nga policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”.

Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI