Flash

Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 38,712 shtetas të huaj. Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri […]

Lapsi.al 21 October 2026

Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare,

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 38,712 shtetas të huaj. Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri në qershor 1,261 leje apo 3.2% janë për qëllime studimi.

Sipas të dhënave, shtetasit italianë kryesojnë jo vetëm për numrin më të lartë të të vetëpunësuarve, por edhe për qëndrimin në Shqipëri për arsye studimi. Për këtë kategori, lejet e qëndrimit kryesohen nga shtetasit italianë, me 462 leje, të cilat përbëjnë rreth 37% të totalit të lejeve të qëndrimit për qëllime studimi.

Pas tyre renditen shtetasit indianë, me 426 leje qëndrimi për qëllime studimi apo duke përbërë rreth 34% të totalit të kësaj kategorie.

Së bashku, shtetasit italianë dhe indianë përbëjnë rreth 71% të të gjitha lejeve të qëndrimit për qëllime studimi në Shqipëri deri në qershor 2026.

Pas tyre renditen shtetasit turq, me 64 leje qëndrimi për studime, ose rreth 5.1% të totalit. Më pas vijnë shtetasit francezë me 28 leje, duke përbërë rreth 2.2% të totalit, ndërsa shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 18 leje, ose rreth 1.4%.

Ndër shtetësitë me numër më të lartë të lejeve për studime renditen edhe Kirgistani me 13 leje, Gjermania me 12, Kazakistani me 10, Nigeria me 9, ndërsa Afganistani dhe Spanja kanë nga 8 leje secila.
Polonia regjistron 6 leje, ndërsa Holanda dhe Kameruni nga 5 leje. Rusia, Serbia, Libia dhe Palestina kanë nga 4 leje secila.

Me nga 3 leje qëndrimi për studime renditen Austria, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kina, Anglia, Rumania, Siria dhe Ukraina. Ndërkohë për shumë shtete europiane, si Greqia, Belgjika, Suedia, Zvicra apo SHBA etj kanë nga 2 leje secila.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI