
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vetëvrarë në makinë një person. Policia thotë se brenda automjetit tip “Vlovo” është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet Ismet Habili.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Më vonë u zbulua se viktima dyshohet që të jetë vetëvrarë dhe se telefonata e fundit e tij ka qenë me bashkëshorten.