Flash

Fansat e kritikuan për performancën e dobët, Miley Cyrus shpërthen gjatë koncertit

Lapsi.al 20 October 2026

Fansat e kritikuan për performancën e dobët, Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka reaguar ashpër ndaj kritikave për performancën e saj të fundit në Hollywood Bowl, në Los Angeles.

Pas komenteve se nuk kishte dhënë maksimumin në skenë dhe se u kishte lënë fansave të këndonin pjesë të këngëve të saj më të famshme, artistja i cilësoi videot kritikuese si përpjekje për të tërhequr klikime.

Miley u rikthye në skenë më 16 tetor, pas rreth katër vitesh pa mbajtur një koncert të plotë. Megjithatë, performanca e saj e parë nuk mori vetëm duartrokitje. Disa fansa kritikuan faktin që këngëtarja nuk interpretoi çdo varg të hiteve të saj, përfshirë “Flowers” dhe “Party in the U.S.A.”, duke ia lënë një pjesë të këndimit publikut.

Komentet negative u përhapën në rrjetet sociale, ku disa përdorues e cilësuan performancën të vakët dhe vunë në pikëpyetje angazhimin e saj në skenë. Gjatë koncertit të dytë, më 18 tetor, Miley vendosi t'u përgjigjej kritikave drejtpërdrejt nga skena.

“E kam të vështirë të qëndroj këtu dhe ta bëj këtë shfaqje”, u shpreh artistja, duke lënë të kuptohej se rikthimi në performancat e mëdha nuk kishte qenë i lehtë për të.

Ajo iu referua gjithashtu videove që, sipas saj, ishin publikuar për të gjeneruar klikime, duke kundërshtuar pretendimet se nuk ishte përkushtuar mjaftueshëm ndaj koncertit.

“Unë mund të përballoj shumë gjëra, por nuk do të pranoj që dikush të vërë në dyshim se sa shumë zemër jap kur jam në skenë. Jam plotësisht e pranishme”, ishte mesazhi i saj për kritikët.

Këngëtarja theksoi se projektet që kanë shënuar etapa të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj shpesh janë shoqëruar me polemika.

Koncertet në Hollywood Bowl shënuan një rikthim të rëndësishëm për Miley Cyrus, e cila prej vitesh kishte mbajtur një distancë nga turnetë e mëdha muzikore. Shfaqjet u organizuan në kuadër të projektit të saj të ri muzikor, ndërsa në repertor përfshiheshin edhe hite të njohura si “Wrecking Ball”, “We Can’t Stop” dhe “The Climb”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI