Flash

Jason Segel i jep fund beqarisë, publikohen fotot nga dasma me Kayla Radomski

Lapsi.al 19 October 2026

Jason Segel i jep fund beqarisë, publikohen fotot nga dasma me Kayla

Aktori i njohur i serialit How I Met Your Mother, Jason Segel, i ka dhënë fund beqarisë. 46-vjeçari është martuar me partneren e tij prej disa vitesh, balerinën Kayla Radomski, 35 vjeçe, në një ceremoni romantike në Kaliforni.
 
Lajmi u bë publik pasi Radomski ndau disa fotografi nga dita e tyre e veçantë në Instagram Stories, duke e përshkruar dasmën si një ëndërr të realizuar.

“Dita e djeshme ishte një ëndërr e vërtetë”, shkroi ajo, duke shtuar se kishte kaluar një ditë të mbushur me emocione dhe lot gëzimi.

Nusja tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë elegant, të zbukuruar me motive lulesh rozë dhe me një bisht të gjatë. Në disa fotografi, ajo shfaqet me një vello dantelle, ndërsa Segel zgjodhi një kostum elegant të errët.

Ceremonia u zhvillua në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa të ftuarit u udhëzuan të visheshin me kostume dhe kravatë. Pas ceremonisë, festimet vijuan me darkë dhe vallëzim.

Çifti e kishte bërë publike fejesën në qershor të vitit 2025, pas rreth dy vitesh lidhjeje. Ata u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në ceremoninë e Golden Globes në vitin 2024.

Radomski është e njohur për pjesëmarrjen në spektaklin e kërcimit So You Think You Can Dance, ndërsa Segel ka fituar popullaritet ndërkombëtar falë roleve të tij në filma dhe seriale, përfshirë How I Met Your Mother dhe Shrinking.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI