
Policia ka zhvilluar një aksion në zonën pranë Medresesë në Tiranë, ku raportohet se janë shoqëruar disa protestues.
Gjatë aksionit, efektivët kanë ndaluar edhe gazetarët, duke i penguar të raportojnë për atë që po ndodhte në terren.

Sipas raportimeve nga terreni, në lagjet ku kanë ndërhyrë efektivët janë gjetur edhe çantat apo sendet e të rinjve që janë shoqëruar.
Ndërkohë, turma që po marshonte është shpërndarë, për t’u grumbulluar në një zonë tjetër.
