
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot me njerëz në protestën e shtatë antiqeveritare.
Të rinjtë dhe të rejat janë nisur drejt Sheshit Skënderbej, ku pritet të takohen me grup tjetër.
Janë hedhur edhe disa fishekzjarre, por që janë më sporadike.
Policia nga ana e saj ka hedhur gaz lotsjellës pa masë dhe ka filluar ndjekjen e protestuesve.