Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Çim Peka: Pse nuk flet për dhunën ndaj gazetarëve ambasadori i ri i SHBA

Denoncimet për dhunë ndaj gazetarëve të SYRI-t dhe News24 kërkojnë hetim të pavarur. Uniforma nuk është pronë e kryeministrit. Buxheti nuk është fond besnikërie. Dhe shpërblimet për policët nuk mund të shërbejnë si mburojë ndaj përgjegjësisë

Lapsi.al 19 October 2026

Një kryeministër që i paraqet gazetarët si armiq të policisë po përgatit alibinë për çdo abuzim ndaj tyre. Mesazhi është i rrezikshëm: problemi nuk është çfarë bën pushteti, por kush guxon ta tregojë.

Denoncimet për dhunë ndaj gazetarëve të SYRI-t dhe News24 kërkojnë hetim të pavarur. Uniforma nuk është pronë e kryeministrit. Buxheti nuk është fond besnikërie. Dhe shpërblimet për policët nuk mund të shërbejnë si mburojë ndaj përgjegjësisë.

Këtu fillon edhe prova e ambasadorit të ri amerikan. Nëse ke ardhur të përfaqësosh Amerikën, mirë se vjen. Por mbrojtja e investimeve amerikane nuk të përjashton nga përgjegjësia për të folur kur cenohet shtypi. Përkundrazi: heshtja e bën çdo fjalim për demokracinë të tingëllojë si reklamë.

Zvërneci mund të jetë projekt biznesi. Shqipëria nuk është. Nëse zëri diplomatik dëgjohet vetëm kur flitet për investime, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin kë përfaqëson ai zë. Titullin “sherif” nuk ta jep emërimi. Autoritetin ta jep qëndrimi.

Edhe opozita duhet të heqë dorë nga pritja e sinjaleve prej ambasadave. Mandatin e ka nga shqiptarët. Nuk mund të kërkojë besimin e tyre dhe lejen e diplomatëve për të vepruar. Ndërsa ata që në media presin të shohin nga anon peshorja, po bëjnë llogari me lirinë e kolegëve. Sot heshtin për tjetrin. Nesër mund të kërkojnë që dikush të flasë për ta.

Për Ramën, mesazhi është i qartë: çdo abuzim që dokumentojmë do ta publikojmë. Çdo dhunë do të kërkojë përgjegjësi. Gazetarët nuk janë punonjësit e tu. Shqipëria nuk është kompania jote. Dhe e vërteta nuk merr urdhra nga zyra jote.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI