
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Forcat e policisë kanë nisur shoqërimet me forcë, ndërsa në një skenë janë parë 8 policë duke tentuar të arrestojnë një person. Ata ishin tërësisht paqësorë në momentin e sulmit nga policia.
Skena të tilla kanë ardhur duke u rënduar, ndërsa vetëm sot kryeministri Edi Rama u premtoi atyre rritje rroge dhe një shpërblim prej 2500 eurosh për ata që ndodhen pranë protestës.