Protestat që kanë përfshirë Shqipërinë në mesin e tetorit 2026 në raportimet e shtypit ndërkombëtar janë pasqyruar si skena e një krize politike e sociale, ku pakënaqësia e akumuluar prej vitesh është përplasur me një pushtet që refuzon të largohet dhe me një brez të ri që kërkon përgjigje për arsimin, punësimin dhe të ardhmen e vet. Ajo që bie në sy në shumë prej këtyre raportimeve: është ideja se shpërthimi i dhunës nuk mund të kuptohet i shkëputur nga muajt e protestave paqësore, akuzat për korrupsion dhe pakënaqësia rreth projekteve turistike në bregdet. Lapsi.al ka bërë një përmbledhje të ideve kryesore.
Le Figaro, ``Turp për ty, një ditë do të përgjigjesh``
Gazeta e franceze Le Figaro ka publikuar këtë të hënë një nga shkrimet më të ashpra kundër kryeministrit Rama me titullin shumë domethënës: ``Turp për ty, një ditë do të përgjigjesh`` Në Shqipëri nuk shuhet zemërimi kundër Ramës``. Në shkrimin e gazetarit Quentin Raverdy cilësohet se kryeministri Edi Rama është shënjestra kryesore e një lëvizjeje të madhe proteste që ka përfshirë vendin. Sipas medias të së djathtës protestuesit kanë kërkuar largimin e tij nga pushteti, ndërsa kreu i qeverisë ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Artikulli që i bën jehonë thirrjeve : ``Ju erdhi fundi`përcjell edhe dëshminë e një protestuesi 25-vjeçar, i cili shpreh pakënaqësinë ndaj kryeministrit dhe viteve të tij në pushtet. “Jam 25 vjeç. Gjithë jetën time e kam njohur vetëm Edi Ramën: si kryetar bashkie të Tiranës ose si kryeministër që nga viti 2013. Atë dhe punët e tij të errëta”, citohet të ketë thënë protestuesi për median franceze.
Edhe pak ditë më parë e njëjta gazetëka publikuar një artikull të titulluar “En Albanie, la rue s’énerve contre le premier ministre” — “Në Shqipëri, rruga po zemërohet me kryeministrin”. Titulli e vendoste fokusin te zemërimi publik dhe jo thjesht te një përplasje e zakonshme mes partive.
New York Times përshkruan kaosin e Tiranës
Në një reportazh të sajin gazeta e madhe amerikane përshkruan kaosin pas ditës së tretë të protestave në Tiranë: Protestuesit bllokuan disa rrugë, ndezën zjarre dhe shkulën gardhe hekuri për t'i përdorur si barrikada. Disa prej tyre shkulën blloqe betoni nga trotuaret dhe thyen xhamat e ndërtesave që lidhen me qeverinë. Ata gjithashtu shprehën zemërimin e tyre ndaj bankave dhe institucioneve financiare, duke i goditur ato me gurë dhe duke shkatërruar bankomate`` shkruante ajo. e përditshmja jepte dhe një episod: ``Në një dyqan bizhuterish në katin e parë të hotelit "Maritim Hotel Plaza Tirana", punonjësit i mbuluan vitrinat me letër, duke u përgatitur për mundësinë e shkatërrimeve të mëtejshme. Disa protestues i vunë në shënjestër ndërtesa të tilla, duke argumentuar se nisma e qeverisë për një pamje të re urbane – të hartuar nga arkitektë të huaj – shërben për të fshehur neglizhencën ndaj shkollave dhe universiteteve të vetë Shqipërisë. Përgjatë reportazhit me autorë Fatjona Mejdini dhe Paul Mozur, citohej edhe një studente: “Shqiptarët kanë protestuar për më shumë se 4 muaj duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por askush nuk u ka kushtuar vëmendje kërkesave të tyre" - tha Anila Shehu, studente e vitit të tretë në degën e inxhinierisë. "Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të protestojmë me çdo mjet dhe në çdo mënyrë të mundshme derisa Rama të japë dorëheqjen. Boll më!"
Le Monde: nga revolucioni i flamingove te radikalizimi
Në artikullin e 16 tetorit, gazetarja Faustine Vincent e Le Monde e përshkruan lëvizjen e quajtur “Revolucioni i Flamingove” si një protestë që, pas rreth katër muajsh demonstratash të përditshme, ka hyrë në një fazë të re. Gazeta shkruan se pas përfshirjes së mijëra studentëve, kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës, kushte më të mira jetese dhe luftë kundër korrupsionit janë shoqëruar me përplasje, dëme në ndërtesa dhe përdorim të gazit lotsjellës e ujit me presion.
Studiuesja Gresa Hasa e lidh zemërimin me trashëgiminë e tranzicionit: “Njerëzit duan të jetojnë në një vend demokratik. Është akumulimi i tridhjetë e pesë viteve frustrimesh që nga rënia e diktaturës komuniste më 1991”. Ndërsa një studente 18-vjeçare, e cituar nga gazeta, shprehet: “Protestuam paqësisht për 137 ditë, më kot. Asgjë nuk do të ndryshojë nëse nuk jemi të dhunshëm.” Këto janë deklarata të personave të intervistuar, jo miratim editorial i dhunës nga gazeta.
Le Monde e lidh nisjen e lëvizjes me projektin e një kompleksi luksoz të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zona natyrore të mbrojtura, por thekson se pakënaqësia është zgjeruar përtej çështjes mjedisore. Përfundimi është një krizë e legjitimitetit dhe e besimit, pa një rezultat politik të paracaktuar.
Financial Times: sfida më serioze për Ramën, por jo domosdoshmërisht fundi
Financial Times e përshkruan situatën si një nga sfidat më të mëdha për Ramën që prej ardhjes në pushtet më 2013.
``Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po përballet me kërcënimin më të madh të mandatit të tij si kryeministër, pasi protestat e nxitura fillimisht nga një propozim për zhvillimin e pasurive të paluajtshme nga Jared Kushner u përshkallëzuan në përleshje të dhunshme.
Studentët sulmuan ndërtesat qeveritare dhe shkaktuan kaos në qytete anembanë Shqipërisë këtë javë, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe duke bërë thirrje për tarifa më të ulëta shkollimi dhe ofrim më të mirë arsimor`` thuhet në artrikull.
Sipas gazetës, protestat që nisën kundër projektit bregdetar të lidhur me Kushnerin janë zgjeruar në një lëvizje që përfshin shqetësime për tarifat universitare, cilësinë e arsimit, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës.
Por FT bën edhe një dallim të rëndësishëm: zemërimi publik nuk nënkupton automatikisht se kryeministri është pranë humbjes së pushtetit. Analistët e cituar nga gazeta vënë në dukje qëndrueshmërinë politike të Ramës dhe mungesën e një alternative që të gëzojë besimin e të gjithë protestuesve. Në të njëjtën kohë, presioni mund ta detyrojë qeverinë të bëjë lëshime, përfshirë rishikimin e projektit turistik.
Kontradikta është e qartë: Rama edhe nëse mbetet në pushtet, nuk do ta kalojë krizën pa kosto politike.
Fox News: zemërimi për korrupsionin dhe mungesën e perspektivës
Në raportimin e 15 tetorit, Fox News përqendrohet te përplasjet në Tiranë dhe refuzimi i Ramës për të dhënë dorëheqjen. Media amerikane vë në dukje se protestat përfshijnë studentë që kërkojnë reforma në arsim, por edhe një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe projektit të zhvillimit në bregdet.
Ish-ambasadori Agim Nesho i tha Fox News Digital: “Mesazhi nga rruga është i qartë: shqiptarët kanë pasur mjaft. Durimi publik ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës ka marrë fund.” Ky është vlerësim i Neshos, një kritik i qeverisë, dhe jo matje e opinionit të të gjithë shqiptarëve.
Reuters: Rama e lidh krizën me rrugën drejt Bashkimit Europian
Në raportimin e 18 tetorit, Reuters shkruan se Rama i hodhi poshtë thirrjet për dorëheqje dhe tha se protestat kërcënojnë përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, jo qeverinë e tij. Kryeministri e përshkroi konfliktin si një sfidë ndaj “një rruge” dhe “një misioni”.
Reuters e vendos këtë qëndrim përballë pakënaqësisë për korrupsionin e perceptuar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit. Agjencia raporton gjithashtu se protestat janë përhapur nga Tirana në qytete të tjera dhe se përplasjet kanë përfshirë sulme ndaj ndërtesave qeveritare e bankave, si dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës nga policia.
Kjo retorikë e vendos integrimin europian në qendër të konfliktit: për qeverinë, vazhdimi i mandatit është i lidhur me përfundimin e negociatave; për protestuesit, llogaridhënia, arsimi dhe lufta kundër korrupsionit janë pjesë e standardeve që një vend kandidat duhet të përmbushë.
The Guardian, Të rrinj që kanë humbur të ardhmen
The Guardian e përshkruan hyrjen e studentëve në protestë si një pikë kthese. Kërkesat për kushte më të mira universitare dhe kosto më të përballueshme të arsimit u bashkuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Gazeta e vendos revoltën shqiptare në kontekstin e pakënaqësisë së të rinjve për mungesën e mundësive dhe perspektivës.
``Trazirat kulmojnë një verë protestash paqësore kundër Ramës, të shkaktuara nga zhvillimi i propozuar i një vendpushimi luksoz përgjatë bregdetit të paprekur jugor të Shqipërisë, i mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili është përfshirë në mosmarrëveshje ligjore.
«Ky është një revolucion. Jemi të lodhur nga protestat paqësore. Nuk do të ndalemi derisa Rama të japë dorëheqjen», tha Lora, një studente që nuk pranoi të jepte mbiemrin ndërsa hidhte gurë drejt policisë`shkroi gazeta. Të tjerë brohoritën “dorëheqje” dhe “policia e krimit”, shkroi gazeta britanike.
Nëse mund të bënim një përmbledhje të shkurtër në të gjithë artikujt nuk parashikohet një rënie e qeverisë, por aty shprehet qartë përshkallëzimi i një zemërimi të akumuluar dhe fakti se Edi rama po kalon ditët e tij më të vështira në pushtet.
Përgatiti LAPSI.AL