Flash

Rama dhe Demo takim me Policinë/ Ministri nuk reagon për dhunën ndaj protestuesve: Te komisariati nr. 3 u kalua vija e kuqe

Lapsi.al 19 October 2026

Rama dhe Demo takim me Policinë/ Ministri nuk reagon për dhunën

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo po zhvillojnë një takim me drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit, pas tensioneve të një dite më parë. Në fjalën e tij, Demo u ndal te ngjarjet pranë Komisariatit nr. 3, duke deklaruar se sulmi ndaj godinës dhe punonjësve të policisë kishte kaluar, sipas tij, “vijën e kuqe”.

“Komisariati nr. 3 është sulmuar nga protestues. Janë dëmtuar godina dhe punonjës që po e mbronin atë”, tha ministri.

Demo deklaroi se niveli i dhunës së regjistruar, sipas tij, e kishte kaluar kufirin e një proteste normale. Ai pretendoi gjithashtu se persona të përfshirë në përplasje kishin gjetur strehim në selinë e një subjekti politik, çka sipas tij tregon edhe motivimin e tyre.

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Qeveria dhe kryeministri e kanë bërë të qartë se jemi gati për dialog, por dhuna nuk mund të pranohet”, deklaroi Demo.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI