Flash

Këlliçi: Ervin Demo i vetmi Ministër i Brendshëm i rrahur në zyrë nga "Moku" i Beratit

Lapsi.al 18 October 2026

Këlliçi: Ervin Demo i vetmi Ministër i Brendshëm i rrahur

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi duke folur pas sulmit të policisë ndaj selisë së PD, ka akuzuar drejtpërdrejtë Edi Ramën, Ervin Demon dhe kreun e policisë Skënder Hita. 

Sipas tij, ky sulm është organizuar nga Edi Rama. 

Për ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, i cili është zhdukur prej dy ditësh e nuk ka asnjë dalje apo komunikim, Këllici tha se është rrahur në zyrë nga një person i njohur në Berat me nofkën "Moku".

‘Skenarin që ndodhi pak më parë, me urdhër të drejtpërdrejtë të banditit Ervin Demo, të bastardit Skënder Hitaj dhe të Edi Ramës, atij që prej gjashtë ditësh po dhunon në mënyrë barbare studentët dhe rininë shqiptare. Asnjë sulm nga protestuesit nuk ka ndodhur në selinë e Partisë Demokratike. Përkundrazi, bastardi, i vetmi ministër i Brendshëm në historinë e Republikës së Shqipërisë që është rrahur në zyrë, Ervin Demo, ka provokuar demokratët që qëndronin në selinë e tyre, duke hedhur gaz policia pa asnjë nevojë.  Këtu ju e shihni që ka demokratë të cilët janë helmuar nga dhjetëra bombula gazi të hedhura në oborrin e Partisë Demokratike, pa pasur asnjë incident brenda në godinën e Partisë Demokratike. Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë Ervin Demon, Skënder Hitajn, Oligert Torbën. E keni personale me Partinë Demokratike nëse vazhdoni me këto sulme dhe provokimet e ulëta", tha Këllici. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI