Flash

Sindikata e Universiteteve shpall bojkot pa afat të mësimit: Nga nesër në krah të studentëve

Lapsi.al 20 October 2026

Sindikata e Universiteteve shpall bojkot pa afat të mësimit: Nga

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë në Tiranë. Sipas njoftimit të sindikatës, bojkoti do të nisë më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. 

Vendimi është marrë njëzëri nga kryesia e sindikatës, gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor në sheshin e protestës së studentëve dhe nxënësve. Sindikata shprehet se kjo nismë vjen në mbështetje të kërkesave të të rinjve dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për të protestuar paqësisht.

Në argumentimin e vendimit, SPUSH deklaron se studentët kanë kërkuar prej muajsh arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie. Sipas sindikatës, përgjigjja ndaj këtyre kërkesave ka qenë heshtja dhe, prej 13 tetorit, edhe përdorimi i dhunës, të cilën ajo e cilëson ekstreme.

 
“Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në njoftim.

 Sindikata thekson gjithashtu se pedagogët ndajnë të njëjtat shqetësime me studentët për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë. Përmes bojkotit, ajo synon të shprehë mbështetjen për të rinjtë dhe të kërkojë përgjigje për çështjet e ngritura prej tyre.

 
SPUSH kërkon ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë. Një tjetër kërkesë është zhvillimi i një hetimi të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej datës 13 tetor, si dhe vënia para përgjegjësisë e personave që, sipas sindikatës, kanë urdhëruar dhe ushtruar dhunë.

Në njoftim kërkohet edhe trajtimi i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo studenti të shoqëruar, si dhe plotësimi i kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

Sindikata u bën thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që të respektojnë vendimin për bojkot dhe të mos ndërmarrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve pjesëmarrës.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet. Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë”, thekson sindikata.

SPUSH u kërkon pedagogëve që të angazhohen aktivisht në protestë. Sipas organizimit të bërë publik, ata do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar mbështetjen ndaj studentëve.

Paralelisht, pedagogëve u kërkohet të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me studentët, t’u ofrojnë materiale didaktike dhe çdo ndihmë tjetër të nevojshme. Sindikata njofton se orët e mësimit të humbura gjatë bojkotit do të kompensohen në vijim.

Për vendimin, sipas njoftimit, do të informohen të gjitha autoritetet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI