Flash

New York Post jehonë protestave në Shqipëri/ Tetë ditë tensione, studentët kërkojnë largimin e Ramës

Lapsi.al 21 October 2026

New York Post jehonë protestave në Shqipëri/ Tetë ditë

Gazeta amerikane New York Post ka sjellë në vëmendje protestat që prej tetë ditësh po zhvillohen në Shqipëri. Ndërkombëtarja është ndalur te përplasjet mes demonstruesve dhe policisë në Tiranë. Sipas gazetës amerikane, lëvizja nisi me kërkesa që lidhen me arsimin, si ulja e tarifave universitare, më shumë financim publik dhe masa kundër korrupsionit në sistem. Me kalimin e ditëve, protestës iu shtua edhe kërkesa politike për largimin e kryeministrit Edi Rama. Shkrimi përshkruan episode të tensionuara në qendër të kryeqytetit. Protestuesit kanë hedhur gurë, flakadanë, fishekzjarrë dhe shishe molotov, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome.

New York Post e vendos protestën shqiptare në një kontekst më të gjerë europian, duke e lidhur me pakënaqësitë që janë shfaqur në vende të ndryshme për koston e jetesës, arsimin, shërbimet publike dhe strehimin. Në artikull përmenden edhe protestat e muajve të fundit kundër projektit turistik në Zvërnec. Nga ana tjetër, artikulli shkruan se kryeministri Rama ka deklaruar se nuk jep dorëheqjen dhe se pushteti nuk mund të ndryshohet përmes tubimeve. Sipas tij, shqetësime të ligjshme të qytetarëve po përdoren nga grupe që synojnë trazira.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI