Flash

Protestat e studentëve kundër qeverisë/ Rama kërkon sërish dialog

Lapsi.al 21 October 2026

Protestat e studentëve kundër qeverisë/ Rama kërkon

Kryeministri i vendit,  Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë për shkak të pakënaqësive dhe kërkesave të studentëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se qytetarët mund të kenë shumë arsye për të protestuar, por asnjëra prej tyre nuk justifikon përdorimin e dhunës. 

Rama theksoi se përmes dialogut mund të gjenden zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve dhe të diskutohen mënyrat për përmirësimin e vendit. Më tej, ai paralajmëroi masa ndaj personave që kryejnë akte shkatërrimi gjatë protestave, duke thënë se kush shkatërron, do të paguajë. Në lidhje me këtë, Rama tha se përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare.

“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhje, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, shprehet Edi Rama në videon e postuar në “Facebook”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI