Flash

Gallatat e protestës/ Slloganet më pikante kundër Ramës

Protestuesi mbante thirrjen: "O Rame nxirre nji fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta".

Lapsi.al 18 July 2026

Dita e 49 e protestës u shenjua nga një sllogan që mbahej në duart e një të riu. Nisur nga pagesa e këngëtarit Kanye West nga fondi i emergjencave dhe nga fakti se jemi në kohën e kampionatit botëror dhe duke ironizuar me mënyrën se si kryeministri përdor paratë publike ai kishte shkruar: "O Rame nxirre një fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta".

Por kjo nuk qe e vetmja. Dikush tjetër e vinte theksin tek grykësia e kryeministrit. 

Si një nga abuzimet e mëdha të Ramës as kompetencat që ai i ka dhënë vetes për të monopoliziar lejet e ndërtimit nuk i kishin shpëtuar sarkazmës.

Motivi i një kryeministri hajdut është bërë refreni i protestës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI