Flash

“Franca skuadër e madhe, pa francezë”, ish-kryeministri spanjoll akuzohet për racizëm

Stuhi polemikash ndaj ish-kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, i akuzuar për racizëm pasi e quajti Francën, një “kombëtare pa francezë”

Lapsi.al 13 July 2026

Është ngritur një stuhi polemikash ndaj ish-kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, i akuzuar për racizëm pasi e quajti Francën, kundërshtaren e Furive të Kuqe në gjysmëfinalen e Botërorit, një “kombëtare pa francezë”, duke iu referuar numrit të madh të lojtarëve me origjinë afrikane në skuadër. Siç raportojnë mediat kryesore franceze dhe spanjolle, reagimet kanë qenë shumë të ashpra, duke nisur nga qeveria franceze, e cila i cilësoi deklaratat e ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy si “absolutisht të papranueshme” dhe “absurde”. “Nëse kjo deklaratë është e vërtetë, ajo është absolutisht e papranueshme. Nuk pasqyron në asnjë mënyrë atë që përfaqëson Franca”, deklaroi ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez në një intervistë për BMF TV. Sipas presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, “fjalët e Mariano Rajoy për kombëtaren franceze përmbajnë një nuancë të patolerueshme racizmi”.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez iu përgjigj Rajoy përmes llogarisë së tij në X. “Spanja u përket atyre që e duan dhe punojnë për të. Jo atyre që e çnderojnë me deklarata ksenofobe”, theksoi Sánchez. “Francë, shihemi në gjysmëfinale. Le të fitojë skuadra më e mirë dhe le të humbasë racizmi”, shtoi ai. Edhe sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, duke komentuar fjalët e Rajoy, u shpreh: “Jam i habitur që ende po diskutojmë për këtë. E kuptoj se nuk e tha me qëllime të këqija, por duhet të jemi më të kujdesshëm me deklarata të tilla. Multikulturalizmi francez është një pasuri. Jemi të gjithë të ndryshëm dhe pikërisht kjo na bën të pasur”, shtoi sulmuesi i Celta Vigo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI