Flash

Babai i Haaland i tërbuar pas humbjes së Norvegjisë: “Na vodhën. Arbitri na dëmtoi”

Alfie Haaland, babai i Erlingut, pas ndeshjes përdori fjalë shumë të ashpra për arbitrimin e Turpin, i cili sipas tij vendosi fatin e takimit me synimin për të favorizuar Anglinë.

Lapsi.al 13 July 2026

Anglia do të luajë për herë të katërt në një gjysmëfinale Botërori. Një Bellingham i shkëlqyer mposhti Norvegjinë, e cila largohet me hidhërim, megjithëse do të kthehet në shtëpi me rezultatin më të mirë të historisë së saj në Kupën e Botës dhe me simpatinë e të gjithëve. Alfie Haaland, babai i Erlingut, pas ndeshjes përdori fjalë shumë të ashpra për arbitrimin e Turpin, i cili sipas tij vendosi fatin e takimit me synimin për të favorizuar Anglinë.

Zemërimi i babait të Haaland dhe postimi kundër arbitrit

Babai i Haaland ka qenë futbollist dhe ka luajtur edhe në Premier League; ai e ndjek gjithmonë të birin. Alfie nuk humbi asnjë minutë të ndeshjeve të Norvegjisë dhe kamerat e kapën pas anulimit të golit të Ajer, vendim gjithsesi i drejtë. Zemërimi mbizotëroi dhe një gisht i mesit i tij nuk kaloi pa u vënë re, duke qenë me siguri objekt polemikash në Angli.

Fundi i ndeshjes nuk solli qetësi. Alfie Haaland shkroi me ironi në “X”: “Well done Bellingham and referee”. Përkthimi është i thjeshtë: “Bravo, Bellingham dhe arbitër”. Referimi ndaj arbitrit Clément Turpin ishte gjithçka përveçse rastësor.

“Na vodhën, ishte absurde vendimi për golin e anuluar?”

Më pas ai e shtoi dozën në një transmetim televiziv: “Na vodhën, u dëmtuam nga dy vendime skandaloze. Goli i parë i anglezëve nuk duhej të vlente. Kishte një shkelje të dukshme në aksionin e tyre, të cilën arbitrat vendosën ta injoronin. Nëse VAR shërben për të identifikuar gabime të qarta, atëherë pse nuk e rishikoi?”.

Zemërimi për golin e anuluar të Norvegjisë në pjesën e dytë, me rezultatin 1-1, nuk u shua: “Shikoni golin e anuluar. Thonë se Erling e shtyu Anderson, por të dy po luftonin për pozicionin, duke përdorur krahët. Por ky është futbolli”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI