Flash

Kush është Mikel Merino, “bomberi” i minutave të fundit i Spanjës që theu ëndrrat e CR7 dhe De Bruyne

Mikel Merino goditi sërish. Edhe një herë gjeti golin vendimtar. Edhe një herë Spanja feston një kualifikim të siguruar në çastet e fundit

Lapsi.al 11 July 2026

Mikel Merino goditi sërish. Edhe një herë gjeti golin vendimtar. Edhe një herë Spanja feston një kualifikim të siguruar në çastet e fundit kundër Portugalisë dhe Belgjikës, duke fituar të drejtën për të luajtur gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Francës. Pasi shënoi golin e fitores në kohën shtesë kundër Portugalisë, duke shuar ëndrrat e Cristiano Ronaldos në 1/8-at e finales, ai goditi edhe në fund ndaj Belgjikës, duke eliminuar një tjetër yll të shumëpritur: Kevin De Bruyne. Ylli i Arsenalit realizoi golin e dytë në këtë turne, si zëvendësues, me një mesatare të frikshme në fazën me eliminim direkt: 9 minuta të luajtura dhe dy gola vendimtarë, duke u bërë gjithashtu spanjolli i parë që shënon dy gola që i japin fitoren Spanjës në Botëror pas minutës së 80'.

Merino fshin Cristiano Ronaldon dhe De Bruyne nga Botërori 2026

Goditja e parë me KO erdhi kundër Portugalisë në 1/8-at e finales: një ndeshje e tensionuar dhe e ekuilibruar, ku Furia Roja nuk kishte arritur të mposhtte luzitanët në një 0-0 që po shkonte drejt shtesave. Pastaj erdhi zgjedhja e de la Fuente në minutën e 86', me daljen e Olmos për Merinon. Atij iu deshën vetëm pesë minuta për të mposhtur Costën në të 91', pa i lënë shpresa Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij. E njëjta skenë u përsërit në çerekfinale, me sfond (stadiumi SoFi në Inglewood) dhe kundërshtar (Belgjika e Rudi Garcias) të ndryshëm, por me të njëjtin epilog: ndeshja ishte bllokuar në 1-1 dhe në minutën e 86' Olmo i la sërish vendin Merinos, i cili, edhe një herë, pati nevojë për vetëm katër minuta për t’i dhuruar Spanjës fitoren vendimtare 2-1 dhe për të eliminuar Belgjikën e kapitenit De Bruyne.

Kaq mjaftoi që ai të bëhej idhulli i ri i tifozëve në vendin e tij, duke shënuar momente tashmë historike për kombëtaren spanjolle dhe duke thyer statistika e rekorde: në këtë Botëror Mikel Merino ka luajtur në të gjitha ndeshjet, por asnjëherë si titullar dhe për 90 minuta. Ai ka grumbulluar pak më shumë se njëqind minuta në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani (tre në fazën e grupeve, në 1/16-at, 1/8-at dhe çerekfinale), pa shënuar deri te dopieta që e bëri të famshëm në mbarë botën, duke realizuar dy gola vdekjeprurës dhe duke thyer ëndrrat e yjeve shumë më të njohur se ai në qiellin e futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo dhe Kevin De Bruyne.

Merino, “bomberi” i minutave të fundit: fillimet e vështira dhe dështimet jashtë vendit

Por kush është “zëvendësuesi i artë” i Spanjës, njeriu i providencës, zgjedhja e minutës së fundit tek e cila trajneri de la Fuente tashmë mbështetet si në një mantra? Mikel Merino është, para së gjithash, bir futbollisti: babai i tij Angel ishte ish-mesfushor i Osasunës, klub ku ai hodhi hapat e parë, duke hyrë në futbollin e madh e duke debutuar me ekipin rezervë në vitin 2014 në kategorinë e katërt spanjolle dhe me ekipin e parë në Segunda División. Më pas vendosi të largohej nga futbolli i vendit të tij, duke zgjedhur jashtë vendit: kaloi te Borussia Dortmund e më pas te Newcastle, që e bleu përfundimisht.

Shpërthimi te Arsenal: Merino kontribuoi në fitimin e Premier League

Merino nuk arrin të shpërthejë, nuk gjen hapësira dhe vazhdimësi. Kështu, në vitin 2018, kthehet në Spanjë, te Real Sociedad, ku më në fund gjen dimensionin e tij: gjashtë sezone që e bënë një nga më të dashurit në San Sebastián, duke fituar edhe një vend në kombëtare, ku debutoi në vitin 2020 dhe me të cilën fitoi Euro 2024. Pjesa e fundit e mozaikut: Premier League e kërkon sërish, këtë herë Arsenali, me një kontratë katërvjeçare për mbi 40 milionë euro. Nën drejtimin e trajnerit që ka të njëjtin emër, Mikel Arteta, Mikel Merino shpërthen përfundimisht, duke kontribuar në fitimin e titullit që në anën e “Gunners” në Londër mungonte prej më shumë se dy dekadash.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI