Flash

Zbulohet kalendari i Abissnet Superior: nga derbi kryeqytetas te rrugëtimi i plotë i Kampionatit të 88-të

Me shortin e hedhur sot në 'Shtëpinë e Futbollit', Abissnet Superiore ka tashmë kalendarin e saj të plotë për edicionin 2026/27. Kampionati i 88-të nis më 22 gusht dhe premton një format të ri emocionues, me play-off dhe play-out, si dhe rikthimin e disa skuadrave historike.

Lapsi.al 13 July 2026

Përplasje të etheshme nga java e parë, derbi i madh i kryeqytetit në javën e gjashtë dhe start i përpjetë për Partizanin e Tiranën. Kjo është esenca e shortit për kalendarin e ri të Abissnet Superiore, që u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në orën 11:00 u zbulua rrugëtimi i plotë i edicionit të 88-të të elitës së futbollit shqiptar, një kampionat që premton emocione të forta që nga dita e parë.

Edhe në këtë edicion, 10 skuadra do të garojnë për titullin kampion dhe mbijetesën. Një lajm i mirë për tifozët është rikthimi i emrave me peshë si Skënderbeu dhe Laçi në elitë. Ata bashkohen me Egnatian, AF Elbasanin, Vllazninë, Dinamo Sitin, Partizanin, Tiranën, Vorën dhe Teutën, duke formuar një panoramë të larmishme skuadrash me ambicie të ndryshme.

Si funksionon formati?

Kampionati i ri është planifikuar të nisë zyrtarisht më 22 gusht dhe të mbyllet më 9 maj, duke ofruar një sezon të gjatë dhe plot sfida. Një ndryshim thelbësor në formatin e këtij edicioni është ndarja e tij në dy faza kryesore pas përfundimit të 27 javëve të para, ku pikët do të përgjysmohen.

Gjashtë ekipet e renditura në krye do të formojnë grupin “play off”, ku do të luftojnë për titullin kampion. Kjo fazë do të përbëhet nga 10 javë, me sfida vajtje-ardhje, duke garantuar duele të nxehta deri në fund. Ndërkohë, katër skuadrat e tjera do të marrin pjesë në fazën “play out”, me objektivin e vetëm për të siguruar mbijetesën në kategori. Për ta, do të luhen tre faza, me sfida vajtje-ardhje-vajtje, që do të sjellin një total prej 9 javësh vendimtare. Vetëm vendi i dhjetë do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa ekipi i renditur në vendin e nëntë do të ketë një shans të fundit në finalen e “play out” kundër një ekipi nga Kategoria e Parë.

Stadiumet ende një problem

Në lidhje me infrastrukturën, dy nga klubet kryesore të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, do të vazhdojnë të përdorin stadiumin modern “Air Albania”. Gjithashtu, Dinamo do të ketë në dispozicion stadiumin “Elbasan Arena”, të cilin do ta ndajë me ekipin e AF Elbasanit. Këto janë skuadrat e vetme që ndajnë fusha së bashku, edhe pse Tirana ka në fakt edhe Selman Stërmasin në dispozicion.

Kalendari i Abissnet Superiore

Shorti ka nxjerrë edhe kalendarin e detajuar të javëve të para, duke sjellë përballje interesante që në nisje të kampionatit. Partizani ka startin më të komplikuar, duke qenë i detyruar të përballet në katër javët e para me Teutën ambicjoze, Vllazninë e Dinamon, me vetëm Laçin midis që mund të quhet i thjeshtë në letër, por tepër i vështirë në historinë mes klubeve. Tirana gjithashtu e nis të përpjetë rrugëtimin e saj me Egnatian e Teutën dy kundërshtarët e parë.

Derbi i madh i kryeqytetit, si gjithnjë, rezervohet në javën e gjashtë të kampionatit, ndërsa Tirana, ndryshe nga të kuqtë që përballen me Dinamon në javën e katërt, do të luajë derbin e dytë të kryeqytetit në javën e nëntë.

Java 1:

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

Java 2:

Teuta – Tirana

Vora – Egnatia

Skënderbeu – Dinamo

Elbasani – Vllaznia

Partizani – Laçi

Java 3:

Laçi – Teuta

Vllaznia – Partizani

Dinamo – Elbasani

Egnatia – Skënderbeu

Tirana – Vora

Java 4:

Teuta – Vora

Skënderbeu – Tirana

Elbasani – Egnatia

Partizani – Dinamo

Laçi – Vllaznia

Java 5:

Vllaznia – Teuta

Dinamo – Laçi

Egnatia – Partizani

Tirana – Elbasani

Vora – Skënderbeu

Java 6:

Teuta – Skënderbeu

Elbasani – Vora

Partizani – Tirana

Laçi – Egnatia

Vllaznia – Dinamo

Java 7:

Dinamo – Teuta

Egnatia – Vllaznia

Tirana – Laçi

Vora – Partizani

Skënderbeu – Elbasani

Java 8:

Teuta – Elbasani

Partizani – Skënderbeu

Laçi – Vora

Vllaznia – Tirana

Dinamo – Egnatia

Java 9:

Egnatia – Teuta

Tirana – Dinamo

Vora – Vllaznia

Skënderbeu – Laçi

Elbasani – Partizani

Me shortin e përfunduar, skuadrat tashmë dinë rrugëtimin e tyre dhe përgatitjet mund të intensifikohen. Kampionati i ri i Abissnet Superiore premton një spektakël të vërtetë futbolli, me rivalitet të fortë dhe emocione të papërshkrueshme deri në ndeshjen e fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI